Jump to content

Gjuha jonë/Paranjohuri/10

Nga Wikibooks
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Forma pohore, pyetëse dhe mohore e foljes jam

Mënyra dëftore
koha e tashme
Pohore Pyetëse
Unë jam = jam Beni (Blerina) a jam unë? = a jam?
ti je = je Beni (Blerina) a je ti? = a je?
ai është = Beni a është ai? = a është?
ajo është = është Blerina a është kjo? = a është?
Mohore
Unë nuk jam = nuk jam = nuk jam unë
ti nuk je = nuk je = nuk je ti
ai nuk është = nuk është = nuk është ai
ajo nuk është = nuk është = nuk është ajo

Vini re përdorimin e shprehjeve pyetëse: si je? ku je? ku jeni? ku janë? kush je ti? kush është ai (ajo)?

Si je?

- Si je, Agim?
- Mirë, faleminderit, po ti?
- Shumë mirë.
- Si je, Agim?
- Mirë. / Shumë mirë.
- Jam i sëmurë / e sëmurë.
- Jam keq. / Shumë keq.
- Si je?
- Nuk jam mirë. / Nuk jam shumë mirë.

Ku je? Ku jeni? Ku janë?

- Ku je 'Ben'?
- Jam në Tiranë.
- Je në hotel?
- Jo, nuk jam në hotel, jam në shtëpi e motrës.
- Ku je 'Artë'?
- Ja, këtu në Tiranë.
- E mora vesh që je në Tiranë, po ku? Në hotel?
- Po, në hotel "Arbëria".
- Ku jeni shokë?
- Këtu, në Tiranë.
- Mirë në Tiranë, po ku? Në hotel?
- Jo, nuk jemi në hotel, jemi në shtëpi private.
- Ku është Arta e Blerta?
- Ato janë në hotel.
- Në cilin hotel?
- Ato janë në hotel "Dajti".

Kush je ti, kush është ai (ajo)?

- Kush je ti?
- Jam Agroni.
- Cili Agron?
- Agron Kodra.
- Ah, po! Si je Agron?
- Kush je ti?
- Jam Blerta.
- Blerta, kush?
- Blerta Topulli.
- Ah, po, më fal. Si je Blerta?
- Kush është ai?
- Ai është një mik nga Shkodra.
- Si quhet?
- Quhet Blendi.
- Ç'është Blendi, student?
- Jo, nuk është student, ai është mësues.
- Kush është ajo?
- Ajo është motra ime.
- Ç'është ajo, studente?
- Po studente është. / Po, studente.
- Ky është Toni. Kjo është Delina.
- Këta janë Toni dhe Iliri. Këto janë Blerta dhe Nevila.

< 9
faqe
- 10 -

11 >
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Gjuha jonë
Shkalla I-rë
kapitullin: Paranjohuri
Alfabeti i gjuhës shqipe
Shenjat e pikësimit
Zanoret
Bashkëtingëlloret
Drejtshqiptimi dhe drejtshktimi
Theksi
Përshëndetje
Numërimi nga 1 - 10
Disa fjalë dhe fjali të thjeshta
Fjalë dhe forma fjalësh
Njëjës dhe shumës
Fjalë dhe forma gramatikore
Përemra
Çfarë ka në klasë?
Fjala një si nyjë
Numërorët
Dialog
Vende, popuj, gjuhë
Mbaresat e trajtës së shquar
Mbiemrat që tregojnë ngjyra
Ditët e javës, muajt dhe stinët e vitit
Dialog
Sa është ora?
Vaktet e ditës
Ora e Elionit
Dialog
Folja ndihmëse jam
Sot, nesër, pasnesër, dje, pardje
Emra farefisnie
Për t'u njohur me shokë dhe miq
Biseda të zakonshme
Dialog
Pjesët e trupit
Trupi i njeriu
Modele fjalish me pjesët e trupit
Forma pohore, pyetëse dhe mohore e foljes jam
Si je?
Ku je? Ku jeni? Ku janë?
Kush je ti, kush është ai (ajo)?

< 9
faqe
- 10 -

11 >