zh
Zh shkr. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe dhe shkronja e tridhjetegjashtë e alfabetit të saj, e cila shënon këtë bashkëtingëllore. Bashkëtingëllorja zh. Tingulli zh. Shkronja zh.
- 2. si em. f. Bashkëtingëllorja dhe shkronja zh. Zh-ja e madhe (e vogël). Zh-ja e dorës (e shtypit).
- Nga a-ja deri te zh shih tek A I.
ZH- fjalëform.
- Parashtesë që bashkohet zakonisht me tema foljore dhe formon folje që kanë kuptim të kundërt me atë të këtyre temave p.sh. zhbëj, zhdredh, zhvesh, zhvlerësoj etj.
Alfabeti : A | B | C | Ç | D | DH | E | Ë | F | G | GJ | H | I | J | K | L | LL | M | N | NJ | O | P | Q | R |RR | S | SH | T | TH | U | V | X | XH | Y | Z | ZH - |