Venediku
Venediku (ose Venecia, italisht Venezia [veˈnɛtːsi̯a]) është një qytet në pjesën verilindore të Italisë në breg të Detit Adriatik, është kryeqyteti i rajonit Veneto dhe i Provincës së Venecias. E mban emrin La Serenissima, çfarë do të thotë E Qeta.
Venecia
| |
---|---|
Comune di Venezia | |
Koordinatat: 45°26′15″N 12°20′9″E / 45.43750°N 12.33583°E | |
Vendi | Italia |
Rajoni | Veneto |
Qyteti metropolitan | Venecia (VE) |
Qeveria | |
• Kryetari | Luigi Brugnaro (CI) |
Sipërfaqja | |
• Sipërfaqe ujore | 25.773 km2 (9.951 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 2,56 m (840 ft) |
Popullsia (31 janar 2022) | |
• Gjithsej | 254 540 |
• Dendësia | 61.202/km2 (1,5851/sq mi) |
Emri i banorëve | Venecian |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 30121–30176 |
Prefiksi | 041 |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Qyteti ka rreth 270,000 banorë (mars 2012) dhe është bashkë me lagunën e mbrojtur nga UNESKO që nga viti 1987.[1]
Gjatë një mijëvjeçari Venediku ishte si Republika e Venedikut një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike si dhe një nga qytetet më të mëdhenj të Evropës, deri në vitin 1797 kur përfundoi pavarësia. Fisnikëria e saj, që dominonte politikisht, kontrollonte gjatë një periudhe të gjatë tregun ndërmjet Evropën perëndimore dhe Detin Mesdhe lindor. Venediku përfitoi nga tregu me mallra luksoze, erëza, kripë dhe grurë, dhe u zhvillua në qendrën më të madhe financiare.
Gjeografia
Redakto-
Vendndodhja e komunës në Provincën e Venedikut
-
Njësitë të komunës
-
Njësitë (italisht Sestieri) në qytetin e vjetër të Venedikut
Venediku është kryeqyteti i Provincës me të njëjtin emër. Komuna përfshin qendrën historike me rret 7 km² sidhe Lagunën e Venedikut me afër 50 ishujt të saj. Poashtu i shtohen komunës ishujt Lido dhe Pellestrina, që e ndajnë lagunën nga Deti Adriatik, dhe njësitë të qytetit në kontinent Chirignago, Favaro Veneto, Marghera, Mestre dhe Zelarino.
Qendra historike është në gjashtë njësi (italisht Sestieri) e ndarë: San Polo, Dorsoduro, Santa Croce, San Marco, Cannaregio dhe Castello. Kanali më i madh, Canal Grande, e ndan qytetin e vjetër në një pjesë lindore dhe perëndimore.
Struktura e qytetit të vjetër
RedaktoQyteti i vjetër i Venedikut është një qytet në ujë. Ai përbëhet nga 121 ishuj,[2] ndërmjet të cilave kalojnë matanë kanale me gjerësie të ndryshme. Mirëpo që nga shekulli XIX kanalet u mbushën me dhe ose u mbyllüen për transportin ujor. Ky kontrast midis transportit tokësor dhe ujor vazhdon deri sot. Shumica e kanaleve kalohen pak ose fare më me varkë. Vetëm në Canal Grande dominon transporti ujor.
Çdo ishull ka së paku një shesh, që formon qendrën e komunikimit, transportit dhe tregut. Ish-qendra e fuqisë, sheshi Piazza di San Marco, rrethohet nga ndërtesa publike, si Pallati i Doxheve (it. Palazzo Ducale) dhe magjistratat ndërtimore (it. Procuratia di San Marco), por edhe nga bibliotekë e muzeume, katedralen (it. Basilica di San Marco) dhe kambanaren e Shën Markut (it. Campanile di San Marco). Jombrojtja e kësaj qendre qeveritare nga mure rrethuese demonstronte jocenueshmërinë e qytetit të Venedikut. Kjo gjuhë simbolike kishte fuqi sugjerimi të madh tek njerëzitë, qytetet e cileve ishin të mbrojtur nga mure, kulla dhe hendeqe.
Rreth kësaj zone thelbësore gjendeshin ishuj të shumtë, të cilat që nga mesjeta kishin detyrat e veta: një ishull për varrezat (San Michele), për fryrës xhami (Murano) dhe për prodhim të perimeve (Sant'Erasmo).
Ndërtimi i shtëpive
RedaktoQyteti është sipër mijëra grumbuj e ndërtuar. Grumbujt ishin nga dru dushku, larshi e verri dhe silleshin nga Istria, të cilat i shtyshin nën tokën argjile deri në shtresën e gurit (it. caranto). Vetëm kjo teknikë mundësonte ndërtimin e shtëpive në ujë.
Shumë ndërtesa janë sot në rrezik shembjeje megjithë mundimin e njohshëm. Shtëpitë kanë nevojë renovimin për të mos rrënuar përfundimisht. Arsyeja më e rëndësishme është niveli i ujit në rritje, i cili nuk mundon banimin e kateve të postë më – një e treta e banesave janë të pabanuara.[3]
Rruga dhe sheshe
RedaktoVenecianët i dallojnë me kujdes rrugët dhe sheshet. Rrugët kryesore rughe (nga frëngjishtja rue) dhe salizade, domethënë rrugicat e para me kalldrëm, janë në numër të kufizuar. Calle quhen rrugët më të ngushta dhe fondamenta rrugët përgjatë kanaleve, të cilat edhe shërbenin si themel për ndërtesat. Lista është ajo copëza rrugë afër pallateve dhe ambasadave, të cilat shijojin një imunitet të veçant. Mercerie janë rrugë me dyqane (merce: mall), rive (bregu) kalojnë përgjatë kanaleve anësore, por janë edhe shkallë që çojnë poshtë tek uji. Një rio tera është një kanal i mbushur, një ramo (degë) një rrugë e shkurtër që del nga një calle apo campiello. Një campo një shesh ku qëndronte një kishe, një hapësirë ku kishte kopshtesh perimesh dhe ku kullosnin kuaj. Campiello është një shesh i rrethuar nga shtëpi, ku dilnin calli, corti janë oborret spanjolle të shtëpive. Campi dhe campielli dalloheshin nga piazza, e cila nënkuptonte atë të Shën Markut.
Kanale
RedaktoVenediku zotëron 175 kanale me një gjatësie totale prej afër 38 kilometrash.[4] Ato përdoreshin për transportimin e mallrave. Arteria kryesore e trafikut është Canal Grande.
Para ristrukturimit të lagunës ujti në kanalet nuk rrinte konstante, por rritej dhe ulej çdo gjashtë orë. Dallimi i baticave ishte megjithëse vetëm 60 centimetra. Me instalimin e një sistemi të rafinuar, por intensive në punë, me rregullore të ujtit dhe një autoritet përgjegjëse cirkulimi i ujtit u sigurua, i cili pastronte qytetin dhe ujtin.
Ura
RedaktoPo aq të rëndësishme si kanalet janë 444 urat të Venedikut (numër i pretenduar). Deri në vitin 1480 ato ishin nga druri por u zëvendësuan me sukses nga guri. Shumë ishin rrafshë të ndërtuar për të mundësuar kalimin e kuajve dhe qerreve. Ura më e gjatë me një gjatësie prej afër 3.5 kilometra është Ura e Lirisë (Ponte della Libertà) i cili lidh qytetin e vjetër me kontinentin.
-
Ponte di Rialto, një kohë të gjatë ura e vetme sipër Canal Grande
-
Ponte della Paglia pranë pallatit të Doxheve
-
Ponte dei Sospiri ndërmjet pallatit të Doxheve dhe burgut shtetëror, emrin e morri ura nga arrestuarit që kalonin për në burg dhe shikonin në lagunë për të psheritur për lirinë e humbur
-
Ponte degli Scalzi i lidh njësitë Santa Croce me Cannaregio
-
Ponte dell'Accademia pranë muzes së arteve
Historia
RedaktoRepublika e Venedikut
Redakto- Artikulli kryesor: Republika e Venedikut
Banuesit e parë të ishujve në këtë lagunë ishin etruskët e lashtë. Nga Venetët, që ishin rezident më vonë, rrjedh emri i qytetit, Venetia.
Në shekullin VIII edhe pse në kontinent erdhën të sundojnë langobardët dhe frankët, vendet në lagunë mbetën postat më perëndimore të Perandorisë Bizantine. Këto vendet zhvilluan një strukturë sundimi të vetë me një doxh në krye. Kur Karli i Madh kishte mosmarrëveshje me Bizantin për perandorin romak në shekullin VIII, në qytet filluan luftëra për pushtet ku dalloheshin simpatizantët të Karlit midis atyre të Bizantit. Familjet më të fuqishëm dëshironin dominimin e vetëm me ndihmën e zyrës së doxhit. Këtyre u dolën kundër familjet e tjerë, të cilat parandaluan një formim dinastie dhe u mbyllën që nga viti 1297 nga familje të tjerë në ngjitje. Të gjithë pjesëtarët mashkull të familjeve kishin një vend dhe një zë në Këshillin e Madh. Familjet më të fuqishëm zotëronin mbi politikën dhe tregun në largësi deri në vitin 1797. Me manovrimin e shkathët midis fuqive evropiane Venediku miratoi kontrata të shumta, të cilat i dhanë qytetin për një periudhë të gjatë monopolin tregtar ndërmjet Evropës perëndimore dhe Bizantit.
Në vitin 828 eshtrat të Shën Markut Evangjelistit u vodhën nga Aleksandria dhe në nder të tij u ndërtua katedralja e Shën Markut. Ende sot dy shtyllat në sheshin para katedrales tregojnë figurën e Shën Theodorit dhe një luan me krahë, atributi i apostullit Mark, i cili e zhvendosi Theodorin nga vendi i shenjtit mbrojtës. Simboli i Markut u bë stema dhe shenja e sovranitetit të Venedikut.
Një burim i rëndësishëm i pasurisë të qytetit në lagunë ishte monopoli mbi kripën, i cili kishte rëndësi të madhe në konzervimin e mishit dhe peshkut. Përveç kësaj, Venediku u ndez në importin e ushqimit kryesor të grurit, kështu që furnizimi i Italisë Veriore deri në kohën e re të hershme ishte e varur nga hajat e saj – një medium i prekshëm dhe shpesh i përdorur për të shantazhuar politikisht. Mallra të rëndësishme dhe prodhime luksoze nga Azia dhe Afrika si mëndafshi, leshi, fildishi, erëza, mjete ngjyruese dhe parfume u kthyen nga portet të Levantit dhe Afrikës veriore në Venediku. Nga qyteti në këmbim kompletohej tregu me mallrat nga Evropa perëndimore dhe veriore – si ari, argjendi, qelibari, leshi, druri, kallaj dhe hekuri, por edhe xhevahire të lëmuar, mallra xhami, medikamente dhe skllevër. Për të siguruar tregun në det Venediku ndërtonte që nga viti 1104 një kantier detar, arsenalin, i cili shumë herë u zgjerua. Flotat këtu të ndërtuara shoqëronin konvojet të tregtareve dhe ishin në të njëjtën kohë mjet për të ulur piraterinë.
Në rrjedhën e kryqëzatave të para dhe e kushtëzuar nga privilegjet e saja tregtare, armiqësia ndërmjet venecianeve dhe bizantineve në Konstandinopojë po rriteshin, deri në vitin 1171 kur venecianët duhej të largohen nga kryeqyteti bizantin. Kryqëzatën e katërt doxhi Enrico Dandolo ja drejtoj Konstandinopojës, e cila u pushtua dhe u plaçkit. Shumë thesare arti erdhën në këtë mënyrë në Perëndim, gjithashtu në vitin 1204 Quadriga në katedralen San Marco. Po ashtu Venediku e përhapi perandorinë e saj koloniale me baza të shumta, sidomos Kreta. Nga kjo goditje megjithëse u hap një konflikt i gjatë me Gjenovën, i cili ishte arsyeja për katër luftëra shkatërrimtare.
Pas pushtimit të Konstandinopojë në vitin 1453 nga Perandoria Osmane, Venediku duhej t'ja lërë osmanëve në mënyrë graduale pozicionet e saja në lindjen të Detit Mesdhe. Rëndësia e saj u zhduk në vazhdimin të historisë sidomos nga zhvendosja e trafikut ndërkombëtar të tregtisë në Oqeanin Atlantik. Monopoli mbi tregun të erëzave në Levant u zhduk gjatë shekulli XVII përfundimisht. Si pikë kthese ishte Beteja e Lepantit në vitin 1571, ku Venediku luajti për herë të fundit një rol të rëndësishëm ndërmjet fuqive botërore dhe osmanëve. Humbjes së Qipros (1571) ju rradhuan humbje të tjera, deri në vitin 1669 kur u lëshua edhe Kreta.
Venediku e sundoi – veçanërisht prej vitit 1405 – të ashtuquajturën Terraferma dhe zotëronte në fund të shekullit XV mbi Veneton e soçëm, Friulin dhe një pjesë të madhe të Lombardisë. Arsyet e zgjerimit të pushtetit në kontinent ishte konkurenca e osmanëve, rëndësia në rritje të udhëve tregtare përmes rrafshinës së lumit Po dhe mbi Alpet në Evropën e mesme dhe veriore si dhe mundësia e prodhimit bujqësor në këto vende.
Republika vendoste në politikën e jashtme në diplomati dhe një sistem informimi efikas. Pragmatizmi, kalkulimi i saktë dhe racionaliteti ishin zakonisht bazat të veprimit politik. Nga konfliktet ideologjike dhe fetare qëndrohej jashtë ku ishte e mundur. Venediku s'kishte probleme të përhershme as me myslimanë e as me çifutë, dihej të sigurohej më tepër përfitimi nga këto. Probleme kishte në rastin më të mirë me Papën në përpjekjet politike për epërsi dhe në politikën territoriale të karriges së shenjtë.
Asnjë qytet i dytë i Evropës nuk e përdorte ndarjen e punëve në sistemin feudal të saj aq e vendosur si Venediku. Fisnikëria merrej me politikën dhe administratën e lartë si dhe me kryesinë e luftës dhe flotës. Cittadinët, tregtarët borgjezë (afërsisht 3 deri 4 % e popullsisë), kujdeseshin për fondet dhe vlerën e shtuar nga tregtia dhe prodhimit të mallrave luksove. Populanët, domethënë shumica e popullatës, siguronte ushtarë, marinarë dhe bënte punë dore, por mundej si punonjës anije të bënte në llogarinë e vetë në një farë mase tregti.
Nga fundi i shekullit XVI konkurrentët nga Evropa veriperëndimore dhe perëndimore zhvilluan teknika të larta në kredi dhe tregti. Politika ekonomike e tyre morri megjithatë karakter proteksionist. Tani e morri industria luksoze (sidomos prodhimi i xhamit) rolin e tregtisë levante, që ishte në ulje, dhe po ashtu turizmi. Venediku mundej ta mbante në sovranitetin e saj Dalmacin dhe për një kohë të shkurtër po ashtu Peloponezin, por të cilën e humbi në vitin 1718 përfundimisht. Rënia ekonomike e qytetit në shekullin XVII dhe XVIII është megjithatë më tepër një mbetje pas ndaj konkurrentëve me rritje më të shpejtë sesa një proces tkurrjeje.
Pushtimi francez dhe austriak
RedaktoNë vitin 1797 Republika e Venedikut e humbi pavarësinë nga Napoleon Bonaparte dhe ju ngjit Austrisë deri në vitet 1805/06. Pasi nga viti 1805 deri në vitin 1814 ishte pjesë e Mbretërisë së Italisë napoleoniane, ju dha gjatë viteve 1814/15 përsëri Austrisë si pjesë e Mbretërisë Lombardo-Veneciane. Në vitin 1830 qytetit ju dha një port i lirë dhe u lidh në vitin 1845 nga Ura e Lirisë (Ponte della Libertà) me kontinentin. Në vitin revolucionare 1848 më 23 mars e shpalli Daniele Manin Republikën e Shën Markut, e cila gjatë një viti e mbrojti pavarësinë e saj nga Austria. Më 22 gusht 1849 kapituloi qyteti, i cili ishte i ndikuar edhe nga Kolera, dhe më 27 gusht hyn ushtarë austriakë. Gjendja e rrethimit ishte e pranishme deri në vitin 1854.
Mbretëria e Italisë, industrializmi, turizmi dhe Lufta e Parë Botërore
RedaktoSi pasojë e humbjes së luftës të Austrisë kundër Prusinë në vitin 1866, në të cilin Mbretëria e Italisë, e themeluar në vitin 1861, ishte aleate e Prusisë, Venediku sipas Paqes së Vjenës të 3 tetorit 1866 ju ngjit Italisë.
Në të gjithë Italinë Veriore erdhi stagnim shoqëror dhe një rënie e gjatë ekonomike. Deri në vitin 1890 vetëm nga Veneto emigruan 1.4 milion njerëz. Nga viti 1895 deri 1919 sipërfaqja e komunës së qytetit u rrit dhe në vitin 1917 u hap porti Marghera.
Në Luftën e Parë Botërore Venediku u bombardua dy herë nga ajri nga trupa austriake.
Fashizmi, Lufta e Dytë Botërore, shkatërrimi i bashkësisë çifute
RedaktoFashistët provuan ta bëjnë Venedikun metropol industrial dhe pranë Gjenovës në portin më të rëndësishëm të Italisë. Kështu ato i zgjeruan kufijtë të qytetit deri larg brenda kontinentit (Venecia e Madhe). Në vitin 1929 u ndërtua ura për automjete me një ndërtesë për parkingje (Piazzale Roma), një stacion hekurudhor dhe ishuj artificiale si Tronchetto. Me përmbysjen e Benito Mussolini e morri pushtetin mbi Venedikut Gjermania Naziste, të cilët e deportuan bashkësinë çifute të qyteti drejt kampet të vdekjes.
Koalicionet pasluftëtare, përmbytjet, katastrofa ekologjike
RedaktoPas Luftës së Dytë Botërore nga viti 1945 deri 1946 luftëtari i rezistencës Giovanni Ponti ishte kryetar bashkie, pasardhësi i tij ishte komunisti dhe partizani Giobatta Gianquinto deri në vitin 1951. Pas tij erdhën disa qeveri të qendrës së djathtë, dhe në mesin të viteve '70 u zëvendësuan nga të tillë socialistë. Deri në vitet '70 po ashtu kishte politika industriale prioritet, kështu që nga laguna u bë një kloakë, e cila nga pasazhet të zgjeruara për në Adriatik dhe nga shkatërimi i balancës ekologjike ju ekspozua përmbytjeve, si për shembull në vitin 1966. Në të njëjtën kohë popullsia e qytetit të vjetër po zvogëlohet deri më sot dhe plakja po rritet.
Në mandatin e Massimo Cacciari (1993–2000 dhe 2005–2010) qeveria subvencionoj restaurimin e shtëpive, zhvilloj projekte për mbrojtjen nga përmbytja, pastroj të gjithë kanalet dhe mundohej për ardhjen e institucioneve evropiane në Venediku. Po ashtu zgjerimi i universitetit ndihmoj në përtëritjen e popullatës.
Popullsia
RedaktoGjuha
RedaktoNë Veneto, por edhe në Friuli-Venecia Xhulia, në Trentino-Tiroli Jugor dhe në Istri, flitet më tej italishtes edhe një gjuhë e vetë, e cila caktohet si gjuha venete. Që nga 28 marsi 2007 ajo njihet si gjuhë, të paktën nga këshilli rajonali i Venetos. Dialekti në Venediku quhet venesiàn (venedikase). Venetishtja i përket gjuhëve romake perëndimore dhe dallohet në shqiptimin, formimin e fjalisë e fjalorinë pjesërisht shumë fort nga italishtja standarde.[5]
Numri i banorëve
RedaktoRreth vitit 1300 vetëm Venediku e lagunës numëronte afërsisht 85,000 deri 100,000 banorë, një numër që rritej shpejtë dhe arriti ndoshta markën e 140,000 para valës së parë të Murtajës në vitin 1348. Rreth vitit 1600 mund të bëhet hesap me afër 150 deri 160,000 banorë, gjithsesi marka e 200,000-ve mbase nuk është kaluar kurrë.[6]
Qyteti në kohën italiane u zvogëlua fillimisht, por u shërua me industrializmin, nga i cili përfitoj gjithashtu qendra historike. Sot banon afërsisht çdo venecian i tretë në lagunë, vetëm çdo i katërti në qendër.
|
|
|
Arti dhe Kultura, Monumente historike
RedaktoVenediku është një qendër e rëndësishme kulturore evropiane me lëvizje udhëtarësh të shumtë dhe me porten detare të dytën për nga madhësisa me radhë në Itali. Është seli e Patriarku dhe që nga 1868 në gjirin e qytetit gjendet universiteti, nga 1926 universiteti i arkitekturës. Veçantin kulturone të qytetit e shtonë Akademia e Arteve të Bukura (Accademia di Belle Arti), Konservatoriumi, Fondacione Giorgio Cini, Venezian, pastaj Instituti i Shkencave, Literaturës dhe Artit Instituti për Biologjinë e Detit. Po në qytet ndër të tjerat vlen të veçohen Biblioteka e Markut (Markusbibliotheke), Biblioteka Querini-Stampalia me Galereinë, Arkivi i Qytetit, Museu dhe Galeria e Akademisë (Galleria dell'Accademia), Galeria Franchetti, Museu Correr me Biblioteken, Museu Arkeologjikë, Museu i Artit të Qelqit në Murano, Museu i Arteve Moderne (Museo d'Arte Moderna), Museu i detarisë, ndër të jerat edhe Fondacioni Peggy-Guggenheim, Lojra festive për muzikën klasike. Shfaqjet më të njohura të operes mbahen që nga shekulli i XVIII në Teatrin La Finice, koncertet në Circolo Artistico, Tetri në teatro del Ridotto. Shfaqjet e krijimtaris artistike mbahen në porten e brendëshme të lumit. Qytet ishulli është seli e disa ndërmarjeve shoqërore dhe administratës. Në pjesën e brendëshme (të lidhur me tokë) shtrihet porta moderne detare me komplekse të industrisë së rëndë të Mestres dhe Marghera-së dhe porta ajrore, Marko Polo (Marco Polo).
Burimi i të dhënave
Redakto- Peter Burke: Venecia dhe Amsterdami në shekullin XVII (Venedig und Amsterdam im 17. Jahrhundert), Göttingen 1993, ISBN 3-88243-264-0.
- Riccardo Calimani: Tregtarët të Veneciës. Historia e Judëve në Republikën Luane. (Storia del ghetto di Venezia), Düsseldorf 1988, 1990.
- Ennio Concina, Piero Codato, Vittorio Pavan: Kishat në Venecia (Kirchen in Venedig), Hirmer Verlag, München 1996, ISBN 3-7774-7010-4.
- Peter Feldbauer, Gottfired Lidl, John Morrissey: Venecia 800–1600. E Qeta si fuqi botërore. (Die Serenissima als Weltmacht). Mandelbaum Verlag, Wien 2010, ISBN 978-3-85476-348-2 (Recension).
- Richard Goy: Qyteti në lagunë. Jetë dhe ndërtim në Venecia (Stadt in der Lagune. Leben und Bauen in Venedig), Stuttgart 1998, ISBN 3-89660-030-3.
- Norbert Huse: Venecia. Nga arti i të ndërtuari një qyteti në uje (Venedig. Von der Kunst, eine Stadt im Wasser zu bauen), Verlag Beck, München 2005, ISBN 3-406-52746-9.
- Norbert Huse, Wolfgang Wolters: Venecia. Arti i Rilindjes. Arkitektura, skulptura, piktura 1460–1590 (Venedig. Die Kunst der Renaissance. Architektur, Skulptur, Malerei 1460–1590), C. H. Beck Verlag, München 1996, ISBN 3-406-31108-3.
- Arne Karsten: Histori e vogël e Veneciës (Kleine Geschichte Venedigs), C. H. Beck Verlag, München 2008. ISBN 978-3-406-57640-9. (Recension)
- Gabriele Köster: Artistë dhe vëllezërit e tyre. Piktorë, skulptorë dhe arkitektë në Scuole grandi veneciane (Künstler und ihre Brüder. Maler, Bildhauer und Architekten in den venezianischen Scuole grandi), Berlin: Vëllez. Mann 2007, ISBN 978-3-7861-2548-8.
- Heinrich Kretschmayr: Historia e Veneciës (Geschichte von Venedig), 3 Banda, 1905–1934, Sciencia Verlag, Shtyp pasi 1986, ISBN 3-511-01240-6.
- Philip Longworth: Ngritja dhe rënia e Republikës së Veneciës (Aufstieg und Fall der Republik Venedig), Bastei Lübbe 1978, ISBN 3-404-00854-5.
- Gerhard Rösch: Venecia. Historia e një republike detare (Venedig. Geschichte einer Seerepublik), Stuttgart 2000, ISBN 3-17-014547-9.
- Giandomenico Romanelli (Publik.): Venecia: Arti & Arkitektura (Venedig: Kunst & Architektur), Könemann Verlagsgesellschaft, Köln 1997, 2 Banda, ISBN 3-89508-592-8.
- Giandomenico Romanelli, Mark E. Smith: Venecia (Venedig), Darmstadt 1997, Hirmer Verlag, München 1997, ISBN 3-7774-7390-1.
- Franz Peter Waiblinger (Publik.): Venecia. Një udhëzues letrar (Venedig. Ein literarischer Reiseführer), Shoqëria librare shkencore (Wissenschaftliche Buchgesellschaft), Darmstadt 2003, ISBN 3-534-16589-6.
- Alvise Zorzi: Venecia. Historia e Republikës Luane (Venedig. Die Geschichte der Löwenrepublik), Hildesheim 1992, ISBN 3-546-49974-3.
Lidhje të jashtme
Redakto- Commons: Venecia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Faqja zyrtare e qytetit të Veneciës (anglisht dhe italisht)
- UNESCO Office in Venice (anglisht)
- Përzgjedhje e pikturës veneciane Arkivuar 21 dhjetor 2016 tek Wayback Machine (gjermanisht)
- Harta të ndryshme të qytetit
Referimet
Redakto- ^ Shënimi në UNESCO (anglisht), e kërkuar për herë të fundit më 2 maj 2012
- ^ 121 ishujt të Venedikut Arkivuar 8 qershor 2012 tek Wayback Machine, e kërkuar për herë të fundit më 2 maj 2012
- ^ Ma che cos'è questo "caranto"? (italisht), e kërkuar për herë të fundit më 2 maj 2012
- ^ Harta e të gjithë kanaleve, e kërkuar për herë të fundit më 2 maj 2012
- ^ Shënim i Venetishtës në Enciklopedinë e Evropës Lindore Arkivuar 31 janar 2012 tek Wayback Machine në Universitetin e Klagenfurtit, Austri (gjermanisht; PDF, 136 kB), e kërkuar për herë të fundit më 3 maj 2012
- ^ Për zhvillimin e popullsisë shih Karl Julius Beloch: Bevölkerungsgeschichte Italiens, banda e tretë: Die Bevölkerung der Republik Venedig, des Herzogtums Mailand, Piemonts, Genuas, Corsicas und Sardiniens. Die Gesamtbevölkerung Italiens, Berlin 1961, neni VII Republika e Venedikut.