Sofokliu
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Sofokliu (greqisht: Σοφοκλῆς, Sophokles, 497-406 p. K.) ishte njëri prej tre autorëve kryesorë të tragjedisë greke. Prej 123 shfaqjeve, vetëm shtatë kanë mbijetuar të plota. Edipi Mbret, njëra prej veprave të ruajtura, shkruar menjëherë pas vitit 430 p. K, konsiderohej nga grekët e lashtë si vepra më e mirë e tij. Sofokliu jetoi ne periudhen e rritjes dhe lulzimit te rendit demokratik skllavopronar ne Athine.Procesi i zhvillimit te botes se lashtë Greke ishte i gjate dhe i nderlikuar, Ne sfondin e ketij proqesi u zhvillua nje qytetrim i papar ndonje here ne boten antike. SOFOKLIU, i biri i qytetarit te pasur Sofilis, lindi ne vitin 497 para ere se re, ne nje fshat piktoresk afer Athines, ne Kolone, bukurit e se ciles i kendoi me frymezim ne vargjet e tragjedis se tij te fundit"Edipi ne Kolone":"...Kolona drite plote ku zeem bilbili kendon ne pyllin gjethblerte ku fryn me gaz flladi i fresket edhe hardhia, dhunti e Bakut, fruta te bollshme na sjell". Per bukurin fizike dhe aftesin e tij muzikore ende shum i ri u zgjodh te drejtonte korin e te rinjeve qe do te kendonte ne ceremonin e kushtuar fitores se Grekeve kunder perseve, pran ishullit te Selamines. Ne rrafshin e problemeve sociale, Sofokliu mbajti pikpamje demokratike te moderuara. Te keqijat dhe plaget e shoqeris njerzore i sigmatizoi nga pozitat e humanizmit dhe te drejtesis. Nje te keqe te madhe per shoqerine poeti quan rolin e paras ne mardheniet midis njerzeve: "Se nga te gjithe gjerat qe gjeti njeriu/shpikja e paras eshte me e keqe./Kjo rrenon qytete, kjo shkreton shtepira,/kjo edhe nje te miri mendjen ia merr,/dhe e shtyn te beje pune te liga..." ("Antigona"). Sofokliu, ashtu si poetet lirik dhe dramaturget e tjere Eskili dhe Euripidi subjektet e tragjedive te tij i mori nga mitet dhe legjendat e lashta ne te cilat populli Grek gjente historin e tij te par.