Multiple skleroza
Skleroza multiple ose për njerëzit e edukuar, skleroza e shumëfishtë, është sëmundje e njeriut, në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim. Në raste të shpeshta këto ankesa kalojnë vetvetiu pas një kohe por edhe mund të mbesin.
Këto ankesa rikthehen pas disa muajve pushimi e ndodhë që të vonojnë edhe vite. Nganjëherë ankesat nuk zhduken tërësisht dhe lënë pas veti gjurmë. Me ripërtëritjen kohore të ankesave shtohen dhe pengesat.
Si shkaktar i kësaj sëmundjeje merret dëmtimi i pjesshëm i mielinës, një lloj membrane e paraqitur në shumë pjesë të sistemit nervor, e cila e izolon nervin për bartjen e ushqimit gjegjësisht për përcjelljen e nevojshme të sinjalit nervor. Dëmtimet mund të jenë në pjesë të ndryshme të trurit dhe të palcës kurrizore dhe mund të ripërtërihen (shëndoshen). Në raste kur dëmtimet janë më të thella d.m.th e kanë prekur edhe vetë nervin, atëherë ato dëmtime mbesin edhe përkundër ripërtëritjes së membranës, mielinës.
Skleroza e shumëfishtë e prek njeriun më së tepërmi ndërmjet moshës së 20 dhe 40. Nga kjo sëmundje vuajnë më shumë femrat se meshkujt.
Parandalimi i kësaj sëmundjeje nuk është i mundshëm. Mirëpo jeta e lumtur dhe dëshira për jetë bëjnë çudira.
Në raste dyshimi duhet bërë analiza neurologjike (kontrollimin e membranës). Në bazë të matjes së sasisë së ujit në tru, shpesh mund të nxirret përfundimi nëse vuan personi me ankesa nga kjo sëmundje. Nganjëherë është i nevojshëm edhe një fotografim me rëntgen i një shtresë apo një EEG.
Për të ndihmuar procesin e ripërtëritjes së membranës, personave të prekur nga kjo sëmundje ju duhet të jenë sa më aktiv. Ushtrimet e qetësimit ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve. Po ashtu edhe bisedat me personat e prekur nga kjo sëmundje janë një ndihmë e mirë.
Skleroza e shumëfishtë është e pashërueshme. Me medikamente (barna) të ndryshme provohet dobësimi i sistemit imunitar. Për këtë qëllim përdoren barnat e ngjashme, të cilat përdoren kundër tumorit, Azathiopin, Cyclophosphamid dhe Methotrexat. Po ashtu edhe kortizoni (glykokortikoid) përdoret për këtë qëllim. Të gjitha këto barna janë të rënda dhe kanë ndikime të thella në shëndetin e njeriut. Tek një pjesë e të sëmurëve me terapinë Interferon është i mundshëm rrallimi i paraqitjeve të ankesave si dhe i dhimbjeve. Terapia me Botulinum-toksin (helm i bakterit Clostridium botulinum), e paraparë për ankesat në muskul, gjendet në fazën fillestare provuese. Nganjëherë ndihmojnë barnat kundër gërqit të muskujve (p.sh.:Lioresal) por ndodhë që edhe ta keqësojnë gjendjen duke e shtuar intensitetin e dhimbjeve. Gjimnastika mjekësore luan një rol qendror. Ergoterapia po ashtu ndihmon për kalimin e ditës edhe përkundër dhimbjeve.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |