Marash Nikolin Kumbulla (lindur më 8 shkurt 2000) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Sassuolo, në huazim nga Roma dhe kombëtaren shqiptare.

Marash Kumbulla

Kumbulla në aksion me Romën (2021).
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarash Nikolin Kumbulla
Datëlindja (2000-02-08) 8 shkurt 2000 (24 vjeç)
VendlindjaPeschiera del Garda, Itali
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sassuolo
(në huazim nga Roma)
Numri19
Karriera me të rinjtë
0–2017Hellas Verona
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2018–2021Hellas Verona28(1)
2020–2021Roma (huazim)21(1)
2021–Roma24(0)
2024–Sassuolo (huazim)0(0)
Karriera ndërkombëtare
2015–2016Shqipëria U176(0)
2017–2018Shqipëria U195(0)
2019Shqipëria U211(0)
2019–Shqipëria18(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 janar 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 27 mars 2023

Karriera me klube

Redakto

Kumbulla është produkt i akademisë së Hellas Veronës. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 12 gusht 2018 në një ndeshje të Coppa Italias kundër Catanias, e cila u mbyll me një humbje 2–0.[1]

Më 17 shtator 2020, Kumbulla u huazua te Roma për dy sezone me detyrim blerjen në fund.[2] Me kryeqytetasit ai firmosi një kontratë deri në vitin 2025.[3] Kumbulla debutoi zyrtarisht më 28 shtator në javën e dytë të Serie A kundër Juventusit, me Romën që mori një barazim 2–2 në Stadio Olimpico.[4]

Më 1 shkurt 2024, Kumbulla u huazua te klubi tjetër i Serie A, Sassuolo, për t'u aktivizuar më shumë.[5]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Kumbulla ka qënë pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë, duke zhvilluar ndeshje në nivel nën-17, -19 dhe -21. Debutimi i tij me kombëtaren e parë erdhi më 14 tetor 2019 në fitoren 4–0 në transfertë ndaj Moldavisë në kualifikueset e UEFA Euro 2020; ai zëvëndësoi mbrojtësin tjetër Ardian Ismajli në minutën e 89të.[6][7]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 27 shtator 2020[8]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Hellas Verona 2017–18 Serie A 0 0 0 0 0 0
2018–19 Serie B 1 0 1 0 2 0
2019–20 Serie A 25 1 1 0 26 1
Gjithsej 26 1 2 0 28 1
Roma 2020–21 Serie A 1 0 0 0 1 0
Gjithsej karriera 27 1 2 0 29 1

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 14 tetor 2019[9]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2019 1 0
Gjithsej 1 0

Referime

Redakto
  1. ^ "Catania vs. Hellas Verona 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 12 gusht 2018. Marrë më 3 mars 2020.
  2. ^ "ZYRTARE/ Kumbulla firmos me Romën, zbulohen detajet e transferimit". Koha Jonë. 17 shtator 2020. Marrë më 19 shtator 2020.
  3. ^ "Kumbulla te Roma, pritet vetëm zyrtarizimi". a2news.com. 16 shtator 2020. Marrë më 19 shtator 2020.
  4. ^ "VIDEO/ Thesari i Juves ndërron krahun nga asfiksimi i Kumbullës, Ronaldo shpëton bardhezinjtë nga humbja". Sport Ekspres. 27 shtator 2020. Marrë më 1 tetor 2020.
  5. ^ "Marash Kumbulla arriva in neroverde in prestito dalla Roma" (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 1 shkurt 2024. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2024. Marrë më 1 shkurt 2024.
  6. ^ "Shqipëria spektakolare, shkatërron Moldavinë". Top-Channel.tv. 14 tetor 2019. Marrë më 3 mars 2020.
  7. ^ "VIDEO/ Spektakël i Shqipërisë, kuqezinjtë arrijnë fitore rekord në Moldavi". Panorama Sport. 14 tetor 2019. Marrë më 3 mars 2020.
  8. ^ "Marash Kumbulla" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 3 mars 2020.
  9. ^ "Marash Kumbulla" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 3 mars 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto