Komuna (shqiptimi frëngjisht: [kɔmyn]) është një nivel i ndarjes administrativeRepublikën franceze. Komunat franceze janë afërsisht ekuivalente me qytezat e përfshira në komuna në Shtetet e Bashkuara ose GemeindenGjermani. Në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka ekuivalent të saktë, pasi komunat i ngjajnë rretheve në zonat urbane, por janë më afër famullive në zonat rurale ku rrethet janë shumë më të mëdha.

Një komunë franceze mund të jetë një qytet prej 2.2 milionë banorë si Parisi, një qytezë prej 10,000 banorë, ose vetëm një fshat me 10-persona. Komuna zakonisht janë të bazuara në fshatrat para-ekzistuese dhe janë për të lehtësuar qeverisjen vendore. Të gjitha komunat kanë emra, por jo të gjitha emërtojnë një zonë gjeografike ose zonat ku grupet e njerëzve që banojnë së bashku janë komuna ("lieu dit" ose "bourg"), dallimi qëndron në mungesën e kompetencave administrative. Me përjashtim të komunave arrondissements të qyteteve më të mëdha, komunat janë niveli më i ulët i ndarjes administrative në Francë dhe udhëhiqen nga zyrtarë të zgjedhur (Kryetari dhe një "Këshill komunal") me kompetenca të gjera për të zbatuar politikën kombëtare.

Karakteristikat e përgjithshme

Redakto
 
Harta e 36,569 komunave metropolitane të Francës.

Numri i përgjithshëm i komunave

Redakto
Evolucioni i numrit të komunave[1]
Franca Metropolitane(1) Jashtë Francës(2)
Mars 1861 37,510 n/a
Mars 1866 37,548 n/a
6 Mars 1921 37,963 n/a
7 Mars 1926 37,981 n/a
8 Mars 1931 38,004 n/a
8 Mars 1936 38,014 n/a
1 janar 1947 37,983 n/a
10 May 1954 38,000 n/a
7 Mars 1962 37,962 n/a
1 mars 1968 37,708 n/a
1 janar 1971 37,659 n/a
20 shkurt 1975 36,394 n/a
1 janar 1978 36,382 n/a
Franca Metropolitane(1) Jashtë Francës(2)
1 mars 1982 36,433 211
1 mars 1985 36,631 211
1 mars 1990 36,551 212
1 janar 1999 36,565 214
1 janar 2000 36,567 214
1 janar 2001 36,564 214
1 janar 2002 36,566 214
1 janar 2003 36,565 214
1 janar 2004 36,569 214
1 janar 2005 36,571 214
1 janar 2006 36,572 214
1 janar 2007 36,570 214
1 janar 2008 36,569 212
(1) Brenda kufijve aktual të Francës metropolitane, të cilat kanë ekzistuar në mes viteve 1860 dhe 1871 dhe nga viti 1919 deri sot.
(2) Brenda zgjerimit aktual jashtë Francës, e cila ka mbetur e pandryshuar që nga pavarësimi i New Hebrides në vitin 1980.

Referime

Redakto
  1. ^ INSEE, Government of France. "Le code officiel géographique (COG), avant, pendant et autour (Version 3, volume 1)" (PDF). Marrë më 2008-06-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |first= (Ndihmë!)