Gramoz Ruçi
Gramoz Ruçi (Salari, 6 dhjetor 1951) është politikan i cili ka sherbyer si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga 9 Shtator 2017 deri me 10 Shtator 2021.
Gramoz Ruçi | |
---|---|
Kryetar i Kuvendit | |
Në detyrë 9 Shtator 2017 – 10 Shtator 2021 | |
Paraprirë nga | Valentina Leskaj |
Pasuar nga | Lindita Nikolla |
Ministër i Brendshëm | |
Në detyrë 22 shkurt – 11 maj, 1991 | |
Paraprirë nga | Hekuran Isai |
Pasuar nga | Aredin Shyti |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 dhjetor, 1951 Tepelenë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PSSH |
Punësimi | arsimtar, politikan |
Nënshkrimi | |
Biografia
RedaktoU lind në Salari, në rrethin e Tepelenës, më 6 dhjetor 1951. Më 1969 - 1971 ndoqi Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, më 1972 - 1974 shërbeu në Gardën e Republikës Popullore të Shqipërisë. Më 1975 - 1977 ndoqi Institutin e Lartë Pedagogjik në Gjirokastër, më 1979 - 1981 ndoqi studimet në shkollën e partisë "V. I. Lenin" në Tiranë.
Më 1982 - 1986 qe sekretar i këshillit popullor në Progonat, dhe më 1986 - 1989 qe sekretar partie në rrethin e Tepelenës. Më 1990 - 1991 sekretar i parë i Partisë së Punës në Tepelenë.
Më 1991 pasoi Hekuran Isain në zyrën e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë Nano, po atë vit kryetar i Komitetit të Sigurimit.[1] Sipas drejtorit të mëvonshëm të shërbimit sekret, Bashkim Gazidede, në periudhën 1991-92 kur shërbimi sekret ishte ende i inkuadruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, qenë zhdukur mbi 10 mijë dosje me firmën e ministrit Ruçi.[2]
Më 1991 - 1996 dhe 1999 - 2005 sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Nga qershori i 1996 deri në qershor 1997 qe emigrant në Greqi. Më 1998 - 1999 qe sekretar organizativ dhe kryetar i grupit kuvendor të PS-së, më 2009 kryetar i grupit po ashtu.[1]
Referime
Redakto- ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 215. ISBN 9789994356225.
- ^ "Bashkim Gazidede: Fatos Klosi ka vrare dy ish-shefa te degeve te SHIK-ut". voal.ch. Tv Klan.