Gej
Gej është një term që i referohet parimisht një personi homoseksual ose karakteristikës në të qenit homoseksual.
Prejardhja e fjalës
RedaktoTermi është përdorur në fillim për të nënkuptuar ‘’ i shkujdesur’’ ose ‘’ i lumtur’’. Përdorimi i termit si referencë ndaj homoseksualitetit daton në fund të shekullit të 19, por përdorimi i tij u rrit në shekullin e 20. Në anglishten moderne fjala gej përdoret si mbiemër, por edhe si emër duke iu referuar këtu personave, specifikisht meshkujve gej, sikurse edhe kulturave e praktikave që i bashkangjiten homoseksualitetit. Nga fundi i shekullit të 20 fjala gej u rekomandua nga grupe të shumta LGBT për të përshkruar persona të tërhequr ndaj personave të të njëjtit seks me ta. Në të njëjtën kohë, një përdorim përçmues u përhap në disa pjesë të botës. Midis të rinjve fjala mori kuptimin nga përqeshja ( si për shembull ekuivalente me budalla ose plehrë) deri në kuptimin pak më të zbutur ( si për shembull i dobët ose jo-burrëror ). Në këtë përdorim fjala rrallëherë nënkupton homoseksual, sikurse përdoret shpesh për t'iu referuar një objekti të pajetë ose kocepti abstrakt që dikush mund të refuzojë. Masa në të cilën këto përdorime të termit ende mbartin konotacione të homoseksualitetit, ende debatohet dhe kritikohet ashpër.
Historiku
RedaktoPërmbledhje
RedaktoFjala gej arriti në anglisht përgjatë shekullit të 12 prej frëngjishtes së vjetër gaj, me shumë probabilitet e derivuar nga një burim gjerman. Në anglisht kuptimi i parë ishte ‘’i gëzuar’’, ‘’ i lumtur’’ dhe fjala përdorej më së shumti me këtë kuptim në fjalime dhe literaturë. Për shembull optimistët e viteve 1890 ende referohen si gejtë e 90’. Titulli i baletit francez të vitit 1938 Gaîté Parisienne (Parisieni gej) i cili u ekranizua në një film të vitit 1941 nga Warner Brothers, ilustron pikërisht këtë konotacion të fjalës gej. Me sa duket deri në shekullin e 20 fjala ende nuk kishte nisur të përdorej me kuptimin specifik për homoseksualitetin, edhe pse më herët kishte fituar konotacion seksual. Emri abstrakt i derivuar gaiety mbetet i çliruar nga konotacioni seksual dhe është përdorur në të shkuarën në vend të emrave të vendeve për argëtim; si për shembull W.B Yeats ka dëgjuar shkrimtarin Oscar Wilde gjatë një leksioni në Teatrin Gaiety në Dublin.
Seksualizimi i termit
RedaktoFjala gej aludohet se mund të ketë fituar konotacionin e imoralitetit që në fillim të shekullit të 14, por faktet flasin që këtë konotacion e ka fituar rreth shekullit të 17. Nga fundi i shekullit të 17 fjala kishte fituar kuptimin specifik e ‘’ i dhënë pas shthurjes dhe kënaqësisë’’, një zgjatim i kuptimit të tij të parë si ‘’i shkujdesur’’ duke lënë të nënkuptuar i çliruar prej barrierave morale. Përdorimi i fjalës për të nënkuptuar homoseksualitetin ishte shpeshherë një zëvendësim i kuptimit të tij mbi prostitucionin: një djalë gej ishte një djalë i ri që iu shërbente klientëve meshkuj.
Përdorimi i termit në lidhje me homoseksualitetin ishte zgjatim i konotacionit të seksualizuar që nënkuptonte ‘’ I shkujdesur dhe pa barriera’’, duke lënë të nënkuptuar vullnetin për të hedhur poshtë normat morale të shoqërisë. Një përdorim i tillë, i dokumentuar në fillim të viteve 1920, ishte prezent që përpara shekullit të 20, edhe pse fillimisht u përdor më shumë për të nënkuptuar stilin e jetesës si heteroseksual. Një pasazh nga shkrimtari Gertrude Stein ‘’ Miss Furr & Miss Skeene’’ i vitit 1922 është prova e parë ku fjala gej përdoret për të përshkruar një lidhje homoseksuale. Sipas Linda Wagner-Martin në librin ((Favored Strangers: Gertrude Stein and her Family (1995)) pasazhi përfshiu përsëritjen e qëllimshme dhe disi të fshehtë të fjalës gej, e përdorur me përmbajtje seksuale për herë të parë në historinë e linguistikës.
‘’Ata ishin …gej, ata mësuan gjëra të vogla që janë gjëra në të qenurit gej…ata ishin goxha gej’’.
— Gertrude Stein, 1922
Bringing up Baby (1938) ishte filmi i parë ku u përdor fjala gej në referencë të dukshme ndaj homoseksualitetit. Në një skenë të filmit ku karakteri i Cary Grant i ka dërguar rrobat tek pastrimi kimik, ai vesh rrobat e një gruaje pasi nuk ka çfarë të bëjë. Kur një karakter tjetër e pyet rreth veshjes së tij, ai përgjigjet: ‘’ Sepse krejt papritur u bëra gej’’. Meqenëse filmi korri sukses dhe famë asokohe dhe njëkohësisht përdorimi i fjalës i referohej cross-dressing ( dhe më tej homoseksualitetit) ky term mbetej i panjohur për shumë shikues të filmit. Ndaj interpretimi i fjalisë në këtë sekuencë filmike mund të jetë ‘’ Thjesht vendosa të bëj diçka mendjelehtë’’. Fjala vijoi të përdorej me kuptimin e personit ‘’ të shkujdesur’’, e dëshmuar kjo në filmin me titull ‘’ The Gay divorce’’ (1934), një filmi muzikor rreth një çifti heteroseksual.
Kalimi drejt kuptimit specifik homoseksual
RedaktoNë mesin e shekullit të 20 fjala gej ishte e mirëpërcaktuar nga ana kuptimore si referencë ndaj stileve të jetesës hedonistike, dhe antonimi i saj straight, i cili ka pasur konotacion të lidhura me të qenurit serioz, i respektueshëm dhe konvencional, tanimë fituan konotacionin e heteroseksualitetit. Termi gej u kthye në termin e preferuar meqenëse fjalë të tjera sikurse queer dukeshin poshtëruese. Fjala Homoseksual perceptohej si term klinik, pasi orientimi seksual i referuar si homoseksualitet ishte asokohe një diagnozë e sëmundjes mendore në Manualin statistikor mbi çrregullimet mendore.
Në mesin e shekullit të 20 në Britani homoseksualiteti tek meshkujt ishte ilegal deri në shfquzimin e tij në 1967, ndaj identifikimi i dikujt në mënyrë publike si homoseksual konsiderohej shumë ofenduese dhe një akuzë e rëndë sikurse akuza për një krim. Për këtë arsye një mori eufemizmash përdoreshin për të dëftuar homoseksualitetin. Vitet 60’ shënuan tranzicionin kuptimor të fjalës gej nga kuptimi i shkujdesjes në kuptimin aktual ‘’homoseksual’’.