Flokët janë një pjesë e trupit të njeriut, që gjenden sipër kokës. Ato përbëhen kryesisht nga keratina në përqindje 65-95% dhe nga pjesa tjetër nga lipide,pigment, ujë dhe proteina. Tek njeriu rritja e flokëve arrin në një centimentër në muaj, çdo person ka një numër fijesh floku që shkon nga 70 mijë deri në 150 mijë fije. Çdo fije floku ka një jetgjatësi prej 2-6 vitesh, cikli jetësor i flokëve ndahet në tre faza:

faza anagen që është koha e rritjes së flokut, faza katagen në të cilën fija e flokut tkurret ndërsa në fazën telogen folikuli bëhet inaktiv për disa kohë. Dëndësia e flokëve ndryshon nga njeriu në njeri dhe varet nga shumë faktorë si mosha,seksi,gjenetika, dhe përdorimi i disa ilaçeve mund të shkaktojë rënie ose ndryshim në strukturën e flokëve. Tek meshkujt hormoni alfa 5 reduktaz e shndërron testosteronin në qarkullin në driidotestosteron (DHT) Kjo shkakton alopecin androgjenetike një sëmundje kronike që gotet folikulet në skalpin e kokës veçanërisht në pjesën e sipërme duke bërë që floku të hollohet dhe të dobësohet deri sa të bije, 70-80% e të gjithë meshkujve në botë kanë alopeci androgjenetike, tek femrat përqindja e atyre që kanë rënie floku shkon në 20-30% dhe është më e ulët për shkak të prezencës në sasi të vogël të alfa 5 reduktazit që është shkaktari kryesor i humbjes së flokëve. Ka disa mënyra për të trajtuar alopecinë, e para është trapianti folikular ,në këtë mënyrë mjeku merr disa folikulë të shëndetshëm nga pjesa mbrapa kokës dhe te anësoret e më pas i vendos ato aty ku ka mungesë folikulesh në mënyrë që të rriten flokë më të fortë dhe rezistentë ndaj aktivitetit të driidotestosteronit. Mënyra e dytë për trajtimin e alopecisë është ajo e përdorimit të disa ilaçeve si propecia 1mg, ky barn shitet në farmaci me emrin finasterid në sasinë 5 miligram përdoret për të trajtuar tumorin jo agresiv të prostatës ndërsa në formulën 1 miligram ai arrin të bllokojë aktivitetin e afla 5 reduktazit e cila konverton testosteronin në qarkullim në lëkurën e kokës në driidotestosteron. Edhe rogaine i njojtur ndryshe si minoksidil i aplikuar mbi kokë në sasinë 1 mililitër dy herë në ditë arrin të ndalojë rënien e flokëve efektshmëria e këtij ilaçi fillon të duket pas tre muaj përdorimi të përditshëm. Propecia dhe rogaine janë të vetmet barna të njojtura nga enti amerikan FDA për trajtimit me efikasitet të lartë kundër alopecisë androgjenetike.

GJENETIKA E FLOKËVE DHE NDRYSHYMET SIPAS PËRKATËSISË ETNIKE

Redakto

Struktura dhe forma e flokut ndryshojnë sipas përkatësisë etnike, për shëmbull afrikanët kanë të gjithë flokë të zinj dhe të imët, aziatikët sidomos popullsitë e Azisë Lindore kanë flokë të dëndur dhe të zinj, tek meshkujt aziatikë janë të ralla rastet e alopecisë androgjenetike ndërsa tek femrat aziatike thuajse nuk ka as një rastë alopecie kjo sepse tek keta njerëz hormoni që shkakton rënie floku gjendet në sasi shumë të vogla. Europianët përsa i përket gjenetikës së flokëve ndahen në tre pjesë: popujt e Europës veriore sidomos skandinavët kanë flokë bjondë ose me ngjyrë të zbardhur kjo sepse në vëndet e ftohta siç janë Norvegjia, Suedia, Finlanda Islanda dhe Rusia ditët me djellë janë të pakëta dhe temperaturat janë të ulëta dhe kjo bën që lëkura të prodhojë pak melaninë, melanina është pigment që prodhohet për tu mbrojtur nga rrezet e dëmshme të djellit por shërben edhe si ngjyrues duke u dhënë flokëve dhe lëkurës pigmentin e zi. Për shumë vite nordikët dhe veri europianët kanë banuar në territore të ftohta dhe kanë qënë pak të ekspozuar ndaj rrezeve të djellit dhe kjo ka bërë që trupi i tyre me kalimin e kohës t'i ambjentohet këtyre kushteve duke u përshtatur edhe gjenetikisht ambjentit. Mesdhetarët kanë flokë ngjyrë gështënjë dhe në përqindje më të ulët bjondë ose kafe të zbardhur, tek popujt e mesdheut ditët me djell janë më të shumta dhe kjo bën që melanina në lëkurë të jetë më e bollshme duke shtuar edhe pigmentin e zi, ndërsa në Europën qëndrore ditët ne djellë nuk janë të shumta por as të pakëta dhe kjo bën që popujt e Europës qëndrore të kenë flokë ngjyrë gështënjë të zbardhur ose kafe.

MIRËMBAJTJA E FLOKËVE

Redakto

Këshillohet që flokët mos tu nënshtrohen stresit termik dhe mekanik, përdorimi i shpeshtë i pjastrave për flokë të nxehta dëmton flokun duke goditur strukturat keratinoze, kerarina është një proteinë nga e cila është përbërë kryesisht floku dhe thonjtë dhe me temperaturat e larta ajo degradon duke çuar në dëmtimin e flokëve. Krehja e tepërt dhe në mënyrë të shpeshtë shkakton probleme sepse i nënshtron flokët në stres mekanik. Edhe disa shampoo me agjentë agresiv shkaktojnë dëme dhe në flokë por edhe në lëkurë duke bërë që të krijohet zbokthi dhe irritimi i lëkurës së kokës.