De jure
De jure (gjithashtu i shkruar me de iure) është një thënie latine e cila nënkupton: "me ligj" dhe përdoret mbi të gjitha për çështje që kanë të bëjnë me ligjin, qeverinë ose teknikat (siç janë standardet), ndryshe nga thënia de facto e cila nënkupton: "në fakt".
Për shembull, quhet "standarde de jure", një standard i bërë zyrtar nga ISO ose organe të tjera.