Deçani (serbisht: Дечани Dečani) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Pejës, Gjakovës, dhe me Republikën e Shqipërisë. Është i njohur për rrugët historike në mes Pejës dhe Gjakovës. Shikuar nga ana fetare Deçani është i njohur për Kishën Ortodokse. Territori i kësaj komune mbulon 180 km2, dhe ka më se 42 fshatra.

Deçan
Дечани
Dečani
Manastiri i Deçanit
Stema zyrtare e Deçan
Location of Deçan
Koordinatat: Stampa:Xb_type:city(3803) 42°32′N 20°17′E / 42.533°N 20.283°E / 42.533; 20.283
ShtetiKosova Kosova
RajoniGjakova
KomunaDeçani
Lartësia mbidetare
550 m (1.800 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Gjithsej3.803
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
51000
Prefiksi+383
Targa e automjeteve03
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/decan

Deçani është vendosur përgjatë rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren, dhe ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb due Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik, ndërsa nëpërmjet Gjakovës due Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit, me Shqipërinë.

Vështrim

Redakto

Deçani është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe ato të rralla antropogjenë të këtij mjedisi parqesin motivet komplementare turistike të Rrafshit të Dukagjinit. Është me interes dhe atraktive lugina fluvialo g-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në vendderdhje në Drinin e Bardhë, me gjatësi 40 km, ka një pjerrtësi vertikale rreth 2000 m. E tërë hapësira rreth Deçanit, gjegjësisht në mallet që e rrethojnë, janë me liqene akullnajore due me lugina të lumenjve, të cilat kanë formë të grykës due janë shumë tërheqëse për vizitorë. Pyjet e llojllojshme, kullotat e shumta, fauna e pasur, ajri I freskët due I pastër malor i Alpeve Shqiptare, kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër rekreativo-turistike. Valorizimi turistik i Deçanit ka fituar renomenë e vet me ndërtimin e pushimorës rrëzë malit të rrethuar me pyje të pishave due të gështenjës. Në afërsi të pushimores gjendet gryka eLumbardhit të Deçanit. Në të dalë të Lumbardhit prej gruykës së vet është ndërtuar Manastiri i Deçanit. Kisha due manastiri nuk është i njohir vetëm për arkitekturën, lartësinë, dekorimin plastic të syilit romak në gurë me portalet rreth dritareve, por edhe pse është vendosur në një vend pitoresk.

Në afërsi të Manastirit, në lokalitetin Lloqan, është ruajtur një shtëpi e vjetër e drurit, e cila konsiderohet se është ndërtuar 200-3000 vjet më herët se Manastiri i Deçanit. Atraktiviteti turistik, vendodhja përgjat rrugës së rëndësishme, trendet e zhvillimit ekonomik të Deçanit kanë ndikuar që me rastin e reorganizimit administrative në vitin 1960 të bëhet qendër komunale. Deri vonë Deçani ka pasur fizionominë e e fshatit, ndërtesa të ulëta të tipit të grumbulluar due kulla e Dukagjinit I japin disa elemente të arkitekturës rurale. Ndërtimi intenziv i objekteve hoteliere, qendrës shkollore, godinave të tjera për funksionimin e dministratës due të ndërtesve për banim, kanë ndryshuar pamjeen e Deçanit. Përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren është ndërtuar pjesa e re e Deçanit.

Deçani për këto vite të ekzistimit jo vetëm që ka ndryshuara pamjen por edhe numri i popullsisë është gjithnjë e më i madh. Deçani në vitin 1953 ka pasur 1.339 banor, në vitin 1981 3283, ndërsa statistikat e vitit 2012 tregojnë një numër rreth 66000 banorë.

Gjeografia

Redakto

Fshatrat : Irzniq, Dranoc, LLoqan, Voksh, Pobergjë, Prejlep, Isniq, Strellc, Lëbushë,Beleg, Carrabreg i Poshtem, Carrabreg i Eperm, Gllogjan, Llukë e Ulët, Lukë e Epërm, Lumbardh, Kodrali, Dubovik, Shaptej, Gramaqel, Jasiq i Ulët, Rastavicë, Baballoq, Hulaj, Maznikë, Dashinoc, Pozhar, Ratish i Ulët, Ratish i Epërm, Prapaqan, Dubravë, Sllup, Prekulluk,Papiq. Deçani shtrihet rrethe koordinantave gjeografike: 42°32 V dhe 20°17 L.

Ekonomia

Redakto

Ekonomia e komunës ka qene kryesisht bujqësore e cila gjatë luftës është shkatërruar tërësisht mbas luftës janë bërë disa përpjekje për të rimëkëmbur mirëpo gjer më tani ajo gjendet nënë nivelin e vitit 1998. Shumica e ish-kooperativave aktivitetet e tyre kanë mbyllur. Janë të regjistruara diku 650 biznese me aktivitete të ndryshme tregtare dhe mikro industriale. Dega ekonomike e Hotelerisë ka filluar te aktivizohet nga viti 2003.

Ndër firma më të njohura në komunë janë :

  • Fabrika e mobileve që punon me kapacitet prej 10-15 % me 35 të punësuar
  • Pylltaria me 56 të punësuar
  • Sharra me 45 të punësuar
  • Dekor me 22 të punësuar
  • Gogaj AG 25 të punësuar

Demografia

Redakto
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Të tjerë  % Boshnjak  % Total
1991 regj. 57.000 800 650 150 58.600
janar 1999 llog. 39.000 98,8 291 0,5 4152 1,0 60 0,15 39.500
2006 llog. 50.000 98,6 22 2,2 4233 0,8 51 0,1 50.500
1.Serb dhe Malazezë 2. Romë dhe Ashkali 3. Egjiptian, Romë dhe Ashkali.

Kultura

Redakto
 
Manastiri i Deçanit (Decan Monastery)

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Deçanit ka pasur 4 biblioteka publike me 106.800 libra, por, gjatë luftës, "dora e zezë" ka zhdukur bibliotekën e Junikut dhe ka dëmtuar bibliotekat e tjera të kësaj komune. Duke përfshirë edhe bibliotekën e zhdukur të Junikut, e cila ka pasur 26.850 libra, dhe një numër librash në bibliotekat e tjera, në komunën e Deçanit, gjithsejtë janë zhdukur 90.500 libra, 90 % më shumë se sa numri i tërësishëm i librave.

 
Kompleksi i Kullave Mazrrekaj në Fshatin Drenoc

Manastiri i Deçanit. Historianët e artit e kanë cilësuar atë si një ndërtim shumë të rëndësishëm mesjetar në këtë pjesë të Evropës. Manastiri është ndërtuar në shekullin XIII-të. Lartësia e saj është 36 metra me një gjerësi prej 24 metrash, kompanjelat e të cilit kanë një lartësi prej 29 metrash. Në tërësinë e tij janë të gërshetuara stili gotik, romak dhe ai bizantin, me një ndërthurje të stilit barok. Ky manastir numërohet si njëri ndër më të mëdhatë i kohës së mesjetës në Ballkan.

Edukimi

Redakto

Komuna ka mese 10,000 nxënës, prej të cilëve 7,800 ndjekin mësimet në 15 shkollat fillore me 384 mësues dhe 2,200 nxënës në tri shkollat e mesme, me 120 mësues.

Politika

Redakto
  • Partia Fituese AAK
  • AAK - Bashkim Ramosaj
  • LDK - Mal Lokaj
  • VV - Zekë Sinanaj
  • PDK - Blerand Kadriaj
  • NISMA - Shkodran Imeraj

Infrastruktura

Redakto

Infrastruktura e Deçanit e cila ishte po thuaj se tërësisht e shkatërruar gjatë luftës, është rimëkëmbur me ndihmën e organizatave të ndryshe internacionale. Rruga Pejë-Gjakovë është rindërtuar plotësisht.

Burim i të dhënave

Redakto
  • Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës.
  • Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006.
  • Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006.
  • Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës : Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3.

Shih dhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj