Calvin Coolidge
John Calvin Coolidge Jr. (4 korrik 1872 - 5 janar 1933) (shqip: Kalvin Kullixh) ishte presidenti i 30-të i Shteteve të Bashkuara (1923-29). Një avokat republikan nga Vermonti, Kullixh i ngjiti shkallë e politikës së shtetit Masaçusets, duke u bërë përfundimisht guvernator i atij shteti. Përgjigja e tij ndaj Grevës së Policisë në Boston në vitit 1919 e vuri atë në qendër të vëmendjes kombëtare dhe i dha atij një reputacion si një njeri i vendosur. Menjëherë pas kësaj, ai u zgjodh si zëvendëspresidenti i 29-të në vitin 1920 dhe arriti të bëhej president pas vdekjes së papritur të presidentit Warren G. Harding në vitin 1923. I zgjedhur president në vitin 1924, ai fitoi një reputacion si një konservator që mbështeste një rol më të vogël të qeverisë.
Calvin Coolidge | ||
Presidenti i 30-të i Shteteve të Bashkuara | ||
2 gusht 1923 – 4 mars 1929 | ||
Paraardhësi: | Warren G. Harding | |
Pasardhësi: | Herbert Hoover | |
Zëvendëspresidenti i 29-të i Shteteve të Bashkuara | ||
4 mars 1921 – 2 gusht 1923 | ||
Paraardhësi: | Thomas R. Marshall | |
Pasardhësi: | Charles G. Dawes | |
Të dhënat personale | ||
Lindi më: | 4 korrik 1872 | |
Lindi në: | Plymouth Notch, Vermont, USA | |
Vdiq më: | 5 janar 1933 (60 vjeç) | |
Vdiq në: | Northampton, Massachusetts, SHBA | |
Profesioni: | Politikan, Jurist | |
Shkolla e kryer: | Kolegji Amherst | |
Partia politike: | Partia Republikane | |
Bashkëshortja | Grace Goodhue(m.1905) | |
Fëmijë | John, Calvin | |
Feja: | Kongregacionalizëm | |
Nënshkrimi | ||
Kullixh riktheu besimin e publikut në Shtëpinë e Bardhë, pas skandaleve të administratës së paraardhësit të tij, dhe e la detyrën me popullaritet të konsiderueshëm. Biografi i Kullixhit, Claude M. Fuess, shkruan për të:
"Ai mishëroi frymën dhe shpresat e klasës së mesme, mundi të interpretojë dëshirat e saj dhe të shprehë mendimet e saj. Prova më bindëse e fuqisë së tij ishte se ai përfaqësoi gjeniun e njerëzve mesatarë."
Dalja në pension e Kullixhit ishte relativisht e shkurtër. Ai vdiq në moshën 60 vjeçare në vitin 1933, më pak se dy muaj para se pasardhësi i tij i drejtpërdrejtë, Herbert Hoover, të linte zyrën.
Lindja dhe historia e familjes
RedaktoJohn Calvin Coolidge Jr. ka lindur në Plymouth Notch, Windsor County, Vermont, më 4 korrik 1872. Ai është presidenti i vetëm i SHBA që ka lindur në Ditën e Pavarësisë. Ai ishte më i madhi i dy fëmijëve të John Calvin Coolidge Sr (1845-1926) dhe Victoria Josephine Moor (1846-1885). I ati i Kulixhit ishte angazhuar në shumë profesione, por ai pati një reputacion mbarë shtetëror si një fermer i begatë, shitës me pakicë dhe nëpunës publik.
Ai mbajti poste të ndryshme lokale, duke përfshirë gjyqtar i paqes dhe mbledhës taksash dhe ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të Vermontit, si dhe në Senatin e Vermontit. Nëna e Kulixhit ishte bija e një fermeri të Plymouth Notch. Ajo ishte e sëmurë kronike dhe vdiq, ndoshta nga tuberkulozi, kur Kulixhi ishte dymbëdhjetë vjeç. Motra e tij më e vogël, Abigail Grace Coolidge (1875-1890), vdiq në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ndoshta nga infeksioni i apendiksit, kur Kulixhi ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Babai i Kulixhit u rimartua në vitin 1891, me një mësuese, dhe jetoi deri në moshën tetëdhjetë vjeçare.
Familja e Kulixhit kishte rrënjë të thella në New England. Paraardhësi i tij më të hershme amerikan, John Coolidge, emigroi nga Cottenham, Cambridgeshire, Angli, rreth vitit 1630 dhe u vendos në Watertown, Massachusetts. Një tjetër paraardhës, Edmund Rice, arriti në Watertown në 1638. Stërgjyshi i Kulixhit, i quajtur gjithashtu John Coolidge, ishte një oficer ushtarak amerikan në Luftën Revolucionare dhe një nga zyrtarët e parë të qytetit Plymouth Notch. Gjyshi i tij, Calvin Galusha Coolidge, ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të Vermontit. Shumë nga paraardhësit e Kulixhit ishin fermerë, dhe kushërinjtë e shumtë të largët ishin të shquar në politikë. Nuk ka asnjë dëshmi që Kulixhi ka punuar me të afërmit apo favorizuar ata nën patronazhin politik.
Karriera e hershme dhe martesa
Redakto