Beteja e Iwo Jima ishte beteja e zhvilluar nga shkurti deri në mars të vitit 1945, ndërmjet trupave ushtarake të ShBA dhe atyre japoneze. Ishulli ishte i një rëndësie të madhe strategjike për ofensivat në vazhdim të amerikanëve, dhe kishte një rëndësi madhore për mbrojtjen e Japonisë pasi në këtë mënyrë, bombarduesit e Aleatëve mund të sulmonin lehtësisht zonat e industrializuara të vendit.

Vendodhja e ishullit Iwo Jima
Flamuri i ShBA në malin Suribaçi.

E konsideruar si beteja më e përgjakshme e frontit aziatik, në ishullin e Iwo Jimës humbën jetën në ofensivë rreth 6 800 ushtarë amerikan. Gjatë mbrojtjes së ishullit, forcat japoneze humbën rreth 21 000 ushtarë.

Deri më 19 shkurt të vitit 1945, ishulli ishte bombarduar vazhdimisht por pa sukses. Transhetë nëntokësore ofronin mbrojtje të mirë për trupat japoneze. Mbas zbarkimit, forcat amerikane luftuan për një muaj para se ishulli të sigurohej tërësisht. Zyrtarisht ishulli ra plotësisht më 16 mars, edhe pse marinsat kishin arritur pastrimin e tij më parë.

Vendosja e flamurit në majën e malit Suribachi të Iwo Jimas, përkon me datën 23 shkurt 1945. Flamuri i parë u zëvendësua orë më vonë me një flamur më të madh dhe u dokumentua me një fotografi [ref. 1].

Referimet

Redakto
  • iwojima.com [1] Arkivuar 26 janar 2021 tek Wayback Machine

Lidhje e jashtme

Redakto