Ali Ohri (1921-2010) lindur në vitin 1921 është një ikonë e hipizmit, Oficer i Mbretëria Shqiptare, kalorës dhe themelues i kalorësisë moderne shqiptare si dhe njohës dhe pedagog i shumë gjeneratave të saj. U formua si kalorës profesionist në Akademinë Ushtarake në armën e Kavalerisë në Milano 1937, dhe i përkiste shtresës së aristokracisë shqiptare nga Sanxhaku i Ohrit, që kishte luftuar disa brezash për pavarësinë e Shqipërisë. Deri vonë mbajti titullin President Nderi i Federata Shqiptare e Hipizmit dhe ndërroi jetë më 8 janar 2010 në shtëpinë e tij në Tiranë që ishte kthyer në muze të Kalorsisë Shqiptare.

Jeta profesionale

Redakto
  • 1940 Ali Ohri mbaroi edhe dy vjet shkollë aplikacioni në Torino. Shërbeu për pak kohë në Firence dhe u kthye në Kosovë.
  • 1944, për bindjet monarkiste ishte pjesëtar i grupit të Abaz Kupit për të cilin ruajti respekt gjithë jetën.
  • 1945 Lirohet nga detyra por nuk i ndahet “kalit”. Punoi me repartet e kavalerisë, me fermat ku rriteshin kuajt.arat e hipizmit.
  • 1949 Ish Oficerin e “Ahmet Zogut” e arrestojnë dhe e dënojnë me pesë vjet burg, nga të cilat kreu 13 muaj në birucë, “për tentative arratisjeje."
  • 2002 Kur Leka Zogu I u kthye në Shqipëri porositi që donte ta presë në aeroport ish komandanti i Gardës, Ali Ohri.
  • 2003 me organizimin e Oborrit mbretëror, ai u emërua Chamberlan i Oborrit (përfaqësues i Mbretit) dhe Kryetar i Oborrit Mbretëror, detyrë të cilën e mbajti deri ditën që u largua nga kjo botë.
  • 2010 Vepra e pabotuar ende librin i tij i jetës: “Kali shoku im”.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto