Ahmet Izet Pasha
Ahmed Izet Pasha (1864–31 mars 1937) i njohur si Ahmed İzzet Furgaç pas Ligjit mbi Mbiemrin Turk të vitit 1934, ishte një gjeneral osman me prejardhje etnike shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai ishte gjithashtu një nga vezirët e mëdhenj të Perandorisë Osmane dhe Ministri i fundit i Punëve të Jashtme. Ai u lind në Manastir në një familje shqiptare.[2]
Ahmed Izzet احمد عزت پاشا | |
---|---|
Veziri i Madh i Perandorisë Osmane | |
Në detyrë 14 tetor 1918 – 8 nëntor 1918 | |
Monarku | Mehmed VI |
Paraprirë nga | Talat Pasha |
Pasuar nga | Ahmet Tevfik Pasha |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 13 qershor 1921 – 4 nëntor 1922[1] | |
Monarku | Mehmed VI |
Kryeministri | Ahmet Tevfik Pasha |
Paraprirë nga | Abdylatif Safa Beu |
Pasuar nga | Pozita u shpërbë |
Ministër i Luftës | |
Në detyrë 14 tetor 1918 – 8 nëntor 1918 | |
Monarku | Mehmed VI |
Kryeministri | Vetë ai |
Paraprirë nga | Enver Pasha |
Pasuar nga | Kölemen Abdullah Pasha |
Në detyrë 11 qershor 1913 – 3 janar 1914 | |
Monarku | Mehmed V |
Kryeministri | Sait Halim Pasha |
Paraprirë nga | Mahmut Shevket Pasha |
Pasuar nga | Enver Pasha |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1864 Nasliç, Vilajeti i Manastirit, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 31 mars 1937 (72-73 vjet) Stamboll, Turqi |
Nënshtetësia | Osman (deri në vitin 1923) Turk (pas vitit 1923) |
Partia politike | Komiteti "Bashkim e përparim" |
Shkollimi | Akademia Ushtarake Osmane |
Punësimi | Ushtar |
Jetëshkrimi
RedaktoAi lindi në Nasliç, Vilajeti i Manastirit, në një familje shqiptare.[2][3] Babai i tij ishte një nëpunës i shquar civil i zonës. Nga viti 1887 deri më 1890 ai u shkollua për strategji dhe gjeografi ushtarake në Kolegjin Ushtarak Osman,[4] ndërsa më vonë deri në vitin 1894 ai studioi në Gjermani nën Colmar Freiherr von der Goltz.[3] Si rezultat i pjesëmarrjes së tij në Luftën Greko-Turke ai u gradua në gradën Miralay (kolonel). Në vitin 1908 pas Revolucionit të Turqve të Rinj ai u bë shefi i shtabit të përgjithshëm osman. Gjatë asaj periudhe (nën qeverinë e Xhonturqve) ai ishte kundër veprimeve ushtarake të ushtrisë osmane nën udhëheqjen e Mahmut Shevket Pashës kundër nacionalistëve shqiptarë gjatë revoltave shqiptare të vitit 1910. Kundërshtimi i tij i fortë ndaj politikave të Mahmud Pashës çoi në shkarkimin dhe riemërimin e tij në Jemen në shkurt 1911.[3]
Në vitin 1916, ai u emërua komandant i Ushtrisë së Dytë e cila luftoi në Kaukaz së bashku me Ushtrinë e Tretë.[2] Në vitin 1917, ai u emërua për të komanduar grupin anadollak të ushtrive, i cili përbëhej nga ushtritë e dytë dhe të tretë.[5] Grada më e lartë që ai mbante ishte ajo e marshallit.
Pas luftës, ai u thirr për të udhëhequr qeverinë që nënshkroi Armëpushimin e Mudros.[2] Megjithëse periudha e tij e detyrës ishte me një kohëzgjatje të shkurtër, ai u shqua duke qenë nënshkruesi i Armëpushimit të Mudros në emër të Perandorisë Osmane më 30 tetor 1918, duke i dhënë kështu fund Luftës së Parë Botërore për osmanët. Ai gjithashtu shërbeu njëkohësisht si Ministër i Punëve të Jashtme gjatë kryeministrisë. Ai u pushua nga puna më 8 nëntor 1918. Më pas, ai u kritikua për lejimin e të Tre Pashallarëve që të arratiseshin jashtë vendit natën e 2–3 nëntorit para se ata të mund të gjykoheshin në Gjykatat ushtarake turke të 1919–1920 për krime duke përfshirë mizori ndaj armenëve të Perandorisë. Ahmed Izzet Pasha kaloi pjesën më të madhe të 25 ditëve të tij të kryeministrisë të shtrirë në shtrat pasi kapi gripin spanjoll të vitit 1918.
Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe humbjes pasuese të titullit pasha pas themelimit të Republikës së Turqisë, Ahmed Izzet miratoi mbiemrin Furgaç në vitin 1934. Ai vdiq më 31 mars 1937 në Stamboll.
Vendimet e Ahmed Izzet Pashait gjatë Fushatës së Kaukazit gjithashtu janë kritikuar dhe konsiderohen si një nga faktorët e dështimit të saj, ndërsa reputacioni i tij i lartë pasues në Turqi i është atribuar veprimtarisë së tij të suksesshme gjatë Luftës së Pavarësisë Turke.[6]
Referime
Redakto- ^ Atatürk Research Center - Halâs-I Vatan Cemiyeti Arkivuar 2 janar 2014 tek Wayback Machine
- ^ a b c d W.E.D. Allen and Paul Muratoff, Caucasian Battlefields, A History of Wars on the Turco-Caucasian Border, 1828-1921, 376, n 1. ISBN 0-89839-296-9
- ^ a b c Handan, Akmeşe (2005). The Birth of Modern Turkey: The Ottoman Military and the March to WWI (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 25–98. ISBN 1-85043-797-1.
- ^ Harp Akademileri Komutanlığı, Harp Akademilerinin 120 Yılı, İstanbul, 1968, p. 19. (turqisht)
- ^ W.E.D. Allen and Paul Muratoff, Caucasian Battlefields, A History of Wars on the Turco-Caucasian Border, 1828-1921, 437. ISBN 0-89839-296-9
- ^ Erickson, Edward (2001). Ordered to die: a history of the Ottoman army in the First World War (në anglisht). Greenwood Publishing Group. fq. 220. ISBN 1-85043-797-1.